Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada jonë në SHBA: 9 shqiptarë kanë humbur jetën nga koronavirusi


SHBA-ja po kthehet në epiqendrën e koronavirusit, pasi ka numrin më të madh të të infektuarve në botë, ndërkohë që edhe numri i viktimave po rritet nga dita në ditë.

Kjo ka prekur edhe komunitetin shqiptar që jeton atje. Ambasada shqiptare në SHBA ka publikuar informacione mbi situatën në komunitetin shqiptar atje, duke zbuluar se nëntë persona kanë humbur jetën.

Tre prej tyre janë nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi.

“Të nderuar anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA

Në kuadër të situatës së krijuar nga #COVID-19, Ambasadorja Floreta Faber ka zhvilluar një sërë komunikimesh telefonike me drejtues të Organizatave dhe Shoqatave, përfaqësuesit fetar në disa shtete si dhe me anëtarë të spikatur të komunitetit shqiptare-amerikan. Në proces të informimit sa më gjërë mbi siutatën dhe mbi gjendjen shëndetësore të anëtarëve të komunitetit, përfaqësuesit kanë konfirmuar se deri më tani, nga informacionet që disponojnë nuk ka përpahje në masë të rasteve të testuar pozitivisht me COVID-19 në shtet respektive.

Fatëkeqësisht tabloja është krejt ndryshe në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar. Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave.”– thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasadorja Floreta Luli Faber thotë gjithashtu se mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti shqiptar janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes.

Ajo thotë se me disa prej tyre ka komunikuar në telefon dhe pavarësisht se kanë simptoma të rënda, janë në kushte shtëpie pasi konsideron të kalueshme.

“Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë.

Është kënaqësi të shikosh së komuniteti shqiptare-amerikane nga e gjithë SHBA kanë organizuar grupe vullnetarësh në ndihmë të anëtarëve të komunitetit të cilët për shkak të moshës e kanë të pamundur daljen për realizimin e nevojave të tyre të përditshme. Në disa raste, komunitetet kanë organizuar ngritje fondesh që mund të përdoren në javët e ardhshme. Veçanërisht për t’u përshëndetur është puna e komuniteteve fetare që po ndihmojnë edhe në uljen e stresit dhe ankthit të individëve apo familjeve në këto kohë të vështira.

Ambasadorja falënderoi përfaqësuesit për informacionin dhe për solidaritetin në ndihmë të anëtarëve të tjerë të komunitetit dhe kërkoi mbajtjen e komunikimeve me Ambasadën në këtë situatë të vështirë.

Nga bisedat mësuam se një pjesë e madhe e komunitetit kanë humbur dhe vendet e punës. Ambasada nxit anëtarët e komunitetit të jenë të vemendshëm ndaj udhëzimeve të dhëna nga shtetet përkatëse për të përfituar nga ndihmat financiare të ofruara nga shteti amerikan. Vetë ambasada do mundohet të përmbledhë këto informacione dhe ti ofrojë në gjuhën shqipe dhe të ofrojë adresat ku duhet të drejtoheni në çdo shtet.

Në ditët në vijim do vijojmë me kontaktë të përditshme me anëtarë të tjerë të komunitetit në shtete të tjera ku ka një përqëndrim të lartë të komunitetit shqiptar. Ambasadorja tashmë ka biseduar me përfaqësues në disa qytete të shteteve të Nju Jorkut, Miçiganit, Teksasit, Shtetit të Uashingtonit, Kalifornisë, Floridas dhe Filadelfias. Në se përfaqësuesit e shoqatave që dëshirojnë të komunikojnë me Ambasadoren apo stafin e ambasadës, për pyetje apo për të ndarë informacione mbi situatën e komunitetit në qytetin e tyre, lutemi na shkruani në adresen embassy.ëashington@mfa.gov.al dhe ne do ju kontojmë menjëherë. Tregoni sa më shumë kujdes për vete, familjen tuaj dhe komunitetin që ju rrethon!”– thotë ambasadorja shqiptare.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të të infektuarve, mbi 278 mijë raste, duke ia kaluar dhe Italisë e Spanjës. Ndërsa mbi 3 mijë e 600 njerëz kanë humbur jetën, duke u bërë vendi i katërt për numrin e vdekjeve, pas Italisë, Spanjës e Francës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *