Vendosni fjalën kyçe....

Merkel del nga karantina, i rikthehet punës


Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë fund vetëkarantinimit të saj dhe këtë të premte është kthyer në drejtim të qeverisë gjermane, pasi ka rezultuar disa herë negative pas testeve për koronavirusin.

Reuters shkruan se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i kancelares.

Merkel ishte vetë-karantinuar dhe po punonte nga shtëpia, për shkak senjë mjek të cilin ajo e kishte takuar, ishte konfirmuar me koronavirus.

Më 20 mars, ajo kishte bërë një vaksinë kundër pneumokokut, një bakter shkaktues i pneumonisë. Mirëpo ditën tjetër mjeku u konfirmua me koronavirus.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *