Vendosni fjalën kyçe....

Lajçak emërohet zyrtarisht si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi


Ish-ministri i punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, u emërua të premten nga Këshilli i BE-së si Përfaqësues të Posaçëm për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një njoftimi, Këshilli thotë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës”.

Emërimi i Lajçakut ishte paralajmëruar edhe më herët, por nuk kishte asgjë zyrtare. Mandati fillestar i tij do të jetë 12 muaj, shkruan REL.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte deklaruar se më herët se misioni i Lajçakut është i paracaktuar të dështojë. Kjo për shkak të angazhimit të tij për të ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën.

Lajçak është një diplomat sllovak që më parë ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *