Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Shteti duhet të subvencionojë qiranë, të vetmit që gëzojnë 10 koncesionarët  


Nënkryetari  i PD-së, Edi Paloka tha se shtyrja e pagesës së qirasë me dy muaj nuk është zgjidhje.

Me një shënim në facebook, Paloka thotë se qiratë duhet të subvencionohen nga shteti, siç po bëjnë vendet fqinjë, ndërsa argumenton se pas 2 muajsh aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët.

“Të vetmit që gëzojnë në këtë krizë dhe nuk janë në luftë janë 10 koncesionarët e Edi Ramës, që nuk u preket asnjë qindarkë. Vetëm këtë vit Edi Rama planifikon t’u japë pa asnjë dobi për qytetarët plot 120 milion euro!“, shkruan mes të tjerash Paloka.

Postimi i plotë:

Të vetmit që gëzojnë në këtë krizë dhe nuk janë në luftë janë 10 koncesionarët e Edi Ramës, që nuk u preket asnjë qindarkë. Vetëm këtë vit Edi Rama planifikon t’u japë pa asnjë dobi për qytetarët plot 120 milion euro! Qeveritarët e korruptuar dhe oligarkët janë të babëzitur, jo pronarët, që mbijetojnë me të ardhurat e siguruara nga qiraja!

Shtyrja e qirave nuk është zgjidhje. Qiratë duhet të subvencionohen nga shteti, siç po bëjnë vendet fqinjë. Pas 2 muajsh aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët. Vetëm Edi Rama nuk e kupton këtë, sepse i bën llogaritë e biznesit të vogël që mezi mbijeton në kushte normale, bazuar në fuqinë ekonomike të tij dhe të 10 oligarkëve, që pasurohen çdo ditë me paratë e shqiptarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *