Vendosni fjalën kyçe....

Vasili i nxjerr videon Ramës: Me zë e figurë, ç’deklaronte kryeministri për punësimet në administratë


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të denoncuar punësimet politike në administratën shtetërore, që u publikua ditën e djeshme nga Zëri i Amerikës në edicionin e lajmeve.

Vasili tregoi fillimisht një video, ku Rama, deklaronte me zë dhe figurë se koha e punësimeve politike në administratë kishte përfunduar me kohë.

“Ky kryeministër është thjesht një mashtrim dhe një demagogji, pa deklaratat e tij për zhdukjen e listave politike, për asgjësimin e punësimeve politike dhe qartazi në kronikën e Zërit të Amerikës, në investigimin e kryer doli qartë që deputetë tërë, lista të tëra me qindra militantë deri më mijëra, për shkak se 1350 që kishin konkurruar edhe ata ishin me listë partie, e zeza në të bardhë, e përgjuar jo nga askush tjetër, por nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nxjerr sheshit qartë, gjithë mënyrën metodikën, formën kriminale, të punësimit në Shqipëri, pra do të thotë kthehemi në një situatë nga më të shëmtuarat ku punësimet i ka partia dhe ky korifeu i madh i qeverisë, ky demagogu që e patë në një deklaratë tërësisht histerike të mbushura me pasion për të ngopur psikikën e njerëzve me mashtrime, përbetohej për lista politike.” – tha Vasili.

Ai tha se nëse vendi do kishte një prokurori të pakapur, atëherë ndaj deputetëve që dilni në kronikë dhe ndaj shefes së kabintetit duhet të kishte nisur një hetim penal, ndërsa tha se as Zëri i Amerikës dhe as media e lirë në vend që publikon të vërtetën nuk është kazan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *