Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari amerikan konfirmohet me koronavirus: Do të vazhdoj të drejtoj programin


Gazetari dhe prezantuesi i CNN-it, Chris Cuomo, është konfirmuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një mesazh në Twitter ku shkruante se ishte mirë dhe i vëtëizoluar.

Ai tha se pavarësisht se ishte i infektuar do të vazhdojë të drejtojë programin e orës 21:00 në CNN.

“Shpresoj që mos t’ia ngjis fëmijëve dhe Christina-s. Kjo gjë do të më bënte të ndihesha më keq se sa ky virus. Jam i vetëizoluar në bodrumin tim për të qenë sa më larg fëmijëve dhe bashkëshortes. Do t’i vazhdoj shfaqjet e mia nga këtu. Ne të gjithë duke qenë të bashkuar do ta mundim.”- shkruan ai në Twitter.

Vëllai i tij Andrew Cuomo, i cili është guvernator i New York-ut, foli për rezultatin pozitiv të testit të Chris.

“Vëllai im, Chris, është pozitiv për koronavirusin. E zbulova këtë mëngjes.”

Guvernatori e quajti atë “mikun tim më të mirë”. Më pas shtoi:“Ai është i ri, në gjendje të mirë, i fortë, jo aq i fortë sa ai mendon, por ai do të jetë mirë. “

Chris dhe Andrew Cuomo para pak javësh patën një diskutim me njëri tjetrin në një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa flisnin për koronavirusin, i cili u bë viral.

Gazetari i kërkoi të vëllait të telefononte mamanë, ndërsa ky i fundit me shaka i tha se ishte i preferuari i nënës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *