Vendosni fjalën kyçe....

Basha falënderon Sorecën dhe BE-në për negociatat dhe ndihmën në luftën ndaj COVID-19


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bahsa, ka falënderuar, ambasadorin Luigi Soreca dhe Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave si edhe për ndihmën në luftën ndaj COVID-19.

Basha më tej ka kërkuar edhe mbështetje për pajisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit në nevojë.

Falenderime @LSorecaEU dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. @pdshqiperi dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë”-shkruan Basha.