Vendosni fjalën kyçe....

Basha: BE-ja tregoi që na do, ne duhet të bëjmë detyrat


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, ndër të tjera foli edhe për sinjalin pozitiv të nga Ministrat e BE-së për hapjen e negociatave.

Basha tha se me këtë vendim Bashkimi Evropian tregoi se na do, por që tani na takon ne që të bëjmë detyrat.

Ndërsa foli edhe për Reformën Zgjedhore, kryedemokrati tha se se ajo do të shtyhet për shkak të situatës por që më e rëndësishme do jetë zbatueshmëria e saj.

Ka një rreze drite se hapja në parim është sinjal shprese d.m.th që nuk na duan ata, ata na duan por ne duhet të bëjmë detyrat. Duhet t’i japim fund hipokrizisë. Në Europë nuk ecet me truke, hilera dhe propagandë si këtu por duhen bërë detyrat që jo thjesht hapin negociatat.

Kjo është një nga ato rastet ku situata bën forcë madhore. Kjo nuk duhet shpërdoruar apo abuzuar por javët që lamë pas është që puna të vazhdojë. Ajo që përsëris është që Reforma Zgjedhore nuk ka asnjë vlerë nëse nuk zbatohet. Është zbatimi i tyre që sjell forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *