Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja ia kalon Kinës, vendi me numrin më të madh të infektuarve nga koronavirusi


Tani është SHBA-ja vendi që ka më shumë raste të konfirmuara të koronavirusit se çdo vend tjetër, me më shumë se 85.500 teste pozitive.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA ia ka kaluar Kinës ( me 81.782 raste) dhe Italisë (me 80.589 raste).

Por numri i vdekjeve në SHBA mbetet pas Kinës (3,291) dhe Italisë (8.215). Siç shkruan BBC, SHBA deri tani ka konfirmuar gati 1.300 vdekje të lidhura me virusin Covid-19.

Si reagoi Shtëpia e Bardhë?

I pyetur për shifrat e fundit në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të enjten pasdite, presidenti Trump tha se kjo vinte për shkak të numrit të madh të testimeve që SHBA-ja po bën.

Nënkryetari Mike Pence tha se testet e koronavirusit tani ishin në dispozicion në të 50 shtetet dhe më shumë se 552,000 teste ishin kryer në shkallë vendi.

Trump gjithashtu hodhi dyshime mbi shifrat që dalin nga Pekini, duke u thënë gazetarëve: “Ju nuk e dini se cilat janë numrat në Kinë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *