Vendosni fjalën kyçe....

Grupi islamik sulmon bazën amerikane në Kenia, tre të vdekur


Një sulm ka ndodhur në një bazë ushtarake në Kenia, që përdoret edhe nga forcat amerikane. ka Ushtria e SHBA-së ka njoftuar se një anëtar i shërbimit ushtarak amerikan dhe dy kontraktorë nga Departamenti i Mbrojtjes kanë mbetur të vrarë nga ky sulm.

BBC shkruan se të dielën grupi militant islamik al-Shabab sulmoi bazën, të përdorur nga forcat keniane dhe amerikane, në rajonin popullor bregdetar të Lamu.

“Amerikanët e plagosur aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme dhe po evakuohen”– tha Komanda e ushtrisë amerikane së Afrikës.

Dëshmitarët e sulmit raportuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë dhe kishin parë të dilte një tym i zi në Kampin Simba, në ishullin Manda.

Gjenerali Stephen Townsend, komandant i Komandës Amerikane të Afrikës, shtoi në një deklaratë: “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe miqtë e shokëve tanë të skuadrës që humbën jetën sot. Ndërsa nderojmë sakrificën e tyre, le të forcojmë edhe vendosmërinë tonë. Krahas partnerëve tanë afrikanë dhe ndërkombëtarë, ne do të ndjekim ata që janë përgjegjës për këtë sulm dhe al-Shabab, i cili kërkon të dëmtojë amerikanët dhe interesat e SHBA-së.”

Al-Shabab është i lidhur me al-Kaedën dhe ka selinë në Somalinë fqinje. Grupi ka kryer një sulm në rajon që kur u formua më shumë se një dekadë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *