Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Financave bën njoftimin e rëndësishëm për pensionistët


Ministria e Financave njofton pensionistët që nuk kanë mundësi të shkojnë në banka të lidhen me bankat në mënyrë që pensioni t’u shkojë në shtëpi.

Sipas ministrisë, ky shërbim do bëet nga bankat pa kosto shtesë.

Ndërkohë në njoftim theksohet se ditët e fundit ka vijuar normalisht shpërndarja e pensioneve me anë të postës.

Njoftimi

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid -19, ju bëjmë me dije se, strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë po bashkëpunojnë me Shoqatën e Bankave për shpërndarjen e pensioneve për ata që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.

Lidhur me shqetësimin e krijuar ditët e fundit për pamundësinë e daljes së pensionistëve për të tërhequr pensionin pranë këtyre bankave, MFE është dakortësuar me Shoqatën e Bankave, që këto të fundit të gjejnë mundësinë për t’jua dërguar në shtëpi pensionin atyre që nuk shkojnë dot në bankë.

Shërbimi do të kryhet nga strukturat e bankave dhe pa kosto shtesë për pensionistët.

Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre të komunikojne direkt me bankat, të cilat do të ndërmarrin menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës.

Është thelbësore të theksojmë për të gjithë pensionistët që me durim të presin zgjidhjen e kësaj situate.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht shpërndarja e pensioneve nëpërmjet Postës Shqiptare.

Ritheksojmë se çdo institucion qendror apo lokal është në dispozicion dhe shërbim të këtij komuniteti për çdo lloj nevoje.

Në çdo rast vonese ju lutemi të shkruani në portalin Shqipëria që duam,

https://www.shqiperiaqeduam.al/ dhe ne do të ndjekim rastin tuaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *