Vendosni fjalën kyçe....

Papa Francesku pritet të bëjë testin e dytë për koronavirus, një nga murgjit që jetonte në të njëjtën rezidencë rezultoi pozitiv


Vatikani është përfshirë në një situatë paniku për shkak se një nga murgjit që banonte në të njëjtën rezidencë me Papa Franceskun ka dalë i infektuar me CoVid-19.

Edhe pse Papa ka rezultuar negative në një test të kryer para disa ditësh ai pritet që të bëjë një test të dytë për të kontrolluar shëndetin e tij dhe nëse është infektuar me virusin që po merr mijëra jetë njerëzish.

Në Vatikan kanë dalë edhe katër persona të tjerë pozitiv në testin e CoVid-19. Ndërkohë që deri më tani Italia është vendi më i prekur nga CoVid-19.

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 8156, që do të thotë janë 662 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 5249 duke e çuar në 54030 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 10361 dhe 3612 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 23004.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *