Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e infektivit të pediatrisë: Dy fëmijë në Tiranë janë konfirmuar me koronavirus (VIDEO)


Mes 146 të infektuarve me koronavirus në Shqipëri janë edhe dy fëmijë. Ky lajm ëahtë konfirmuar nga shefja e Infektivit të Pediatrisë Gjeorgjina Kuli, në një lidhje me Skype me televizionin A2.

Ndërsa fliste për rrezikun që kanë fëmiljët nga Covid-19, Kuli tha se janë dy fëmijë të sëmurë.

“Ne në vendin tonë kemi të testuar nga kontaktet një pjesë të mirë të fëmijëve, nga të cilët dy të moshës 01-4 vjeç, kanë rezultuar pozitivë por janë në kushtet e shtëpisë. Madje njëri është pa shenja të sëmundjes, ndërsa tjetri ka vetëm shenja të temperaturës.”– deklaroi Kuli. Këtë deklaratë mund ta ndiqni në minutën 03:05 të videos së mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=393&v=hGTXAMZYgc8&feature=emb_title

Sipas saj dy fëmijët nuk kishin nevojë të shtrohen në spital. Kuli shtoi se dy rastet janë në kryeqytet. Mjekja pediatre theksoi se fëmijët janë më pak të rrezikuarit nga Covid-19, megjithatë shtoi se në rast se do të ketë fëmijë që do të kenë nevojë të shtrohen në spital, do të kenë pavionin e tyre dhe do të ndahen nga pjesa tjetër e Infektivit./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *