Vendosni fjalën kyçe....

Policia ekuadoriane zbret në pistë e bllokon avionët nga Europa të ulen (Video)


Policia në Ekuador ka bllokuar pistën e aeroportit për të penguar avionët e huaj të ulen aty pasi fluturimet ndërkombëtare u ndaluan.

Qindra punonjës të shërbimit të urgjencës u parkuan në aeroportin ‘Jose Joaquin de Olmedo International’, i dyti më i madh në vend.

Kryebashkiaku i qytetit të Guayaquilit, Cynthia Viteri, thuhet se urdhëroi oficerët që të ndalonin aeroplanët nga Evropa të uleshin teksa pjesa më e madhe e kontinetit është prekur nga panedmia e koronavirusit.

Në video tregohet sesi policia bllokon një avion të linjës spanjolle ‘Iberia’ që udhëtonte nga Madridi dhe një të linjëës ‘KLM’ që vinte nga Amsterdami.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *