Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi shpërndan videon: Qytetarët kanë nevojë për ndihmë, qeveria të lerë propagandën


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka kërkuar që qeveria të veprojë për të ndihmuar qytetarët në nevojë.

Në video shihen disa qytetarë të cilët në nevojë kërkojnë ndihmë për shkak të situatës së krijuar.

Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.

Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.

Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës”-shkruan Bardhi.