Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim i bën thirrje qytetarëve amerikanë të kthehen sa më shpejt në SHBA


Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të presin biletat dhe të kthehen në vendin e tyre.

Ambasadorja gjithashtu ka njoftuar qytetarët se deklarata e saj nuk është në formë urdhri por këshille për të gjithë ata që nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje! Jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një mesazh për të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri. Ndërsa vijojmë luftën kundër koronavirusit, Presidenti Turmp dhe Sekretari i Shtetit Pompeo e kanë bërë të qartë se prioriteti kryesor i Ambasadave dhe Konsullatave Amerikane në mbarë botën është të mbrojmë dhe mbështesim qytetarët tanë. Dua të përsëris këshillën e Departamentit të Shtetit me kufijtë duke u mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare duke u pakësuar, ne nxisim sërish qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar jashtë Shteteve të Bashkuara për një kohë të përcaktuar.

Ambasada e ka publikuar këtë këshillë disa herë dhe unë doja personalisht të tërhiqja vëmendjen tuaj mbi të. Më lejoni të jem e qartë: ky është një njoftim këshillues, jo një urdhër. Unë dua të sigurohem që ju i keni lexuar njoftimet e Departamentit të Shtetit dhe e kuptoni se nëse doni të ktheheni në SHBA duhet të veproni tani, përpara se të mbyllet mundësia e fluturimeve të disponueshme. Siç e dini, të gjithë kufijtë tokësorë shqiptarë janë tashmë të mbyllur. Për momentin, ka vetëm një fluturim komerical që niset nga Shqipëria në Stamboll, nga ku mund të merrni fluturime për në SHBA. Nëse jeni një qytetar amerikan, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *