Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut ka konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi. Alsat shkruan se bëhet fjalë për një 57- vjeçare nga Kumanova, e cila ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar por lajmi u bë i ditur vetëm sot nga ministri i Shëndetësisë.

 “Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëm vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha ministri Venko Filipçe.

Ai shtoi se për momentin në Klinikën Infektive po kurohet edhe djali i viktimës, i cili është i moshës 33-vjeç.

Në Maqedoni gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 114 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Rastet:

Shkup – 65,

Dibra – 36,

Shtipi – 7,

Kavadar – 2,

Ohri – 2,

Gostivar – 1,

Kumanova – 1.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *