Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr foton: Del nga spitali pacienti i parë i shëruar nga koronavirusi


Del nga spitali, pacienti i parë në Shqipëri i cili është shëruar nga koronavirusi.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga momenti kur pacienti ka lënë ambientet e Spitalit të Infektivit në QSUT, pasi rezultoi negativë në të dyja testet.

 “I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të infektivit”, shkruan Rama krahas fotos.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se ishin drejt shërimi 2 pacientë të shtruar në spitalin infektiv.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *