Vendosni fjalën kyçe....

Fond shtesë për sportin, ministrja Kushi: Ata që marrin medalje do të paguhen si në BE


Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, njoftoi miratimin e një fondi shtesë prej 160 milionë lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se sportistët që fitojnë medalje do të shpërblehen njësoj si sportistët në vendet e tjera të BE-së.

“Sot morëm një vendim të rëndësishëm edhe për sportin. Përmes një mbështetje financiare prej 160 milionë lekë të reja për fedaratat sportive dhe sportistët elitarë. Do garantohet mbështetja për federatat sportive.

Buxheti i mëparshëm ishte i pamjaftueshëm. Me këtë shtesë do të jetë e mundur dhe do shmanget rreziku që Shqipëria të mos përfaqësohet apo të gjobitet në eventet ndërkombëtare.

Sot sportistët që fitojnë statusin e nivelit të lartë shpërblehen njësoj si sportistët në vendet e tjera të BE-së. Kjo ka korresponduar me një periuhë t suksesshme. Sportistët shqiptarë kanë sjellë medalje si Briken Çalja, dhe përmes kësaj shtese do të mundësojnë që nga nesër t’i shpërblejmë të gjithë këta sportistë që na kanë nderuar në arenën ndërkombëtare.”- tha ministrja Kushi.