Vendosni fjalën kyçe....

Varrezat e Bergamos nuk kanë më vend, ushtria transporton viktimat e koronavirusit drejt qyteteve të tjera (VIDEO)


Një skenar lufte është ai që paraqesin mediat në Itali, për qytetin e Bergamos që është një nga më të prekurit nga armiku i padukshëm, koronavirusi Covid-19.

Pikërisht për shkak të numrit të tepërt të viktimave, ushtrisë iu desh dje të ndërhynte për të transportuar kufomat në krematoret e rajoneve të tjera, sepse shërbimi i varrezave të Bergamos ishte tejmbushur.

Një kolonë e gjatë e automjeteve ushtarake parakaloi në qendër të qytetit duke transportuar trupat e rreth 70 viktimave nga Covid-19.

Në të dhënat e fundit të ditës së djeshme, qyteti numëronte 4,305 raste pozitive.

Në të gjithë vendin, rastet janë shtuar me 2648 duke e çuar në rreth 28710 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 1084 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4024.

Numri i viktimave në të gjithë Italinë ka shkuar në 2978, që do të thotë janë 475 viktima në 24 orët e fundit, duke tejkaluar dhe shifrat nga Kina.

2257 janë në gjendje kritike në Itali.