Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Fushë-Krujë, në rrezik disa magazina


Një zjarr ka rënë në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur ish SMT-ja.

Në një vendgrumbullim gomash automjetesh, dërrasa dhe mbetje të ndryshme kanë marrë flakë për shkaqe ende të panjohura.

Nga zjarri rrezikohen edhe disa magazinë rreth zonës, që ndodhen në afërsi të vendgrumbullimit të këtyre materialeve.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *