Vendosni fjalën kyçe....

Grafiku – Statistikat e Covid-19 në Itali, deri në moshën 50 vjeç vetëm 14 viktima


 

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë si në rastet e të infektuarve dhe në viktimat e shkaktuara.  

Në një grafik me statistika të publikuar nga Jama Network me të dhëna të marra nga institucionet shëndetësore italiane pasqyrojnë se si janë shpërndarë rastet e të infektuarve dhe viktimave duke i ndarë sipas seksit, moshës, dhe rajoneve.

Infektimet sipas moshës

Duke iu referuar 22512 rasteve deri më datën 15 mars ku nga këto 1625 ishin viktima po ti ndajmë sipas moshës 37.6% e rasteve janë mbi 70 vjeç, 37.3% të rasteve janë të moshës nga 51-70 vjeç ndërsa të intervalit moshor nga 0-18 kemi 1.2% dhe të moshës nga 19-50 vjeç janë 24.0%.

Infektimet sipas seksit

59.8% e të infektuarve sipas seksit janë meshkuj, ndërsa 40.2 janë femra.

Manfiestimi i simptomave te të infektuarit

Nëse do i klasifikonim rastet sipas gjendjes shëndetësore 46.1% të të infektuarve janë persona që shfaqin simptoma më lehta ndërsa 24.9% shfaqin simptoma të rënda, 6.7% pak simptoma, 10.6% janë me simptoma të paspecifikuara, kurse 5.0% shfaqin simptoma kritike dhe 6.7% të rasteve janë pa simptoma fare.

Viktimat sipas moshës

Deri më 15 mars numri i viktima nga mosha 0-29 vjeç ka qenë zero në Itali. Ndërsa humbjet e jetës fillojnë në intervalin nga 30-39 ku janë regjistruar 4 persona ose 0.25 e totalit. Nga mosha 40-49 vjeç janë 10 viktima ose 0.62%.

Nga mosha 50-59 vjeç janë 43 viktima ose 2.65% ndërsa nga mosha 60-69 vjeç 139 viktima ose thënë 8.55%.

Me rritjen e moshës vihet re dhe rritja e përqindjes së viktimave pra në fashën nga 70-79 kemi 578 viktima dhe 80-89 kemi 695 viktima, fashë kjo që ka vdekshmërinë më të lartë sipas moshës. Dhe mbi 90-vjeç janë 156 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *