Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri pranon humbjen e PS-së në Shkodër: Garanci për çdokënd se Shkodra do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pas rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkinë e Shkodrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gjiknuri pranoi humbjen në qytetin verior dhe tha se do punohej më shumë që vitin tjetër të bindnin qytetarët e Shkodrës për t’i votuar.

“Faleminderit çdo banori të Bashkisë së Shkodrës për votën e dhënë për Partinë Socialiste dhe kandidaten e saj!
Respekt për Majlinda Angonin, për betejën e saj dinjitoze dhe qytetare!
Garanci për çdokënd që votoi apo nuk votoi për Partinë Socialiste se Shkodra do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
Me shumë punë e reflektim, pas 1 viti do mund të bindim edhe ata që nuk na votuan dhe do të meritojmë drejtimin e punëve edhe në Bashkinë e Shkodrës!”- shkruan Gjiknuri.

Kujtojmë se në një kohë kur numërimi i votave po shkon drejt përfundimit, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia ka siguruar fitoren me 20 125 vota.

E dyta renditet kandidatja e PS-së Majlinda Angoni me 18 176 vota, ndërsa i fundit vjen
Xhemal Bushati me 7 739 vota.