Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes vjehrrit dhe nuses, arrestohet 65-vjeçari në Lezhë


Një 65-vjeçar në Lezhë është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit dhe e kërcënonte se do ta vriste.

Sipas policisë, ai kishte ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit në sy të nipërve.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll.,65 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin.

Ky shtetas në banesë, në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri. Policia me marrjen e njoftimit ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e shtetasit tij, u gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu dhe municion luftarak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *