Vendosni fjalën kyçe....

Formacionet zyrtare Chelsea-Preston, Armando Broja starton titullar në FA Cup


Chelsea do të ndeshet në “Stamford Bridge” ndaj Preston, ndeshje e cila starton në orën 18:30 dhe është e vlefshme për raundin e 1/32 të FA Cup.

Bie në sy emri i Armando Brojës, me sulmuesin shqiptar i cili do ta startojë si titullar këtë ndeshje.

Chelsea është favorit për ta fituar këtë ndeshje, por dëshira e madhe e të gjithë tifozëve shqiptarë dhe jo vetëm, është që Armando Broja të shënojë dhe të zhbllokohet pas një kohe kaq të gjatë.