Vendosni fjalën kyçe....

Franca vijon me zgjedhjet lokale pavarësisht rrezikut të koronavirusit


Votuesit francezë janë drejtuar drejt kutive të votimit këtë të dielë, pasi qeveria vendosi të vazhdojë përpara me zgjedhjet lokale, pavarësisht rrezikut të përhapjes së koronavirusit në të gjithë vendin.

Votuesit do të zgjedhin kryetarët e bashkive për 35,000 bashkitë e qyteteve dhe gati gjysmë milioni këshilltarë.

Kryeministri Edouard Philippe të shtunën në mbrëmje urdhëroi mbylljen e shumicës së dyqaneve, restoranteve dhe ambienteve argëtuese dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi pasi numri i rasteve të koronavirusit u dyfishua në 72 orë.

Sidoqoftë, ai konfirmoi që zgjedhjet do të zhvilloheshin nën udhëzime të rrepta dhe njerëzve u kërkohet që gjatë votimit të ruajnë distancën nga njëri-tjetri.

“Unë do të votoj dhe do ta vazhdoj jetën time pa marrë parasysh çfarë. Unë nuk kam frikë nga virusi”– tha një grua 60 vjeçare, citon Reuters.

Deri tani njerëzit duken të kujdesshëm, duke u përpjekur të ruajnë një distancë të sigurt nga njëri-tjetri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *