E ardhmja e argjentinasit Ikardi dhe e beglut Naingolan është larg Interit.
Kjo gjë është pohuar nga drejtori sportiv i klubit zikaltër, Marota, i cili ka thënë se dy lojtarët në fjalë janë të vetëdijshëm se nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit të ekipit, Konte e kësisoj janë të lirë të largohen.
Në intervistën e tij për ‘Skysport’, Marota ka thënë ndër të tjera se ka biseduar me Ikardin e Naingolanin ddhe ua ka bërë të ditur këtë fakt.
Për shërbimet e Ikardit janë të interesuara disa klube në Europë mes të cilëve Juventusi e Reali i Madridit, por e e ardhmja e argjentinasit mbetet ende sekret, duke qenë se menaxherja e tij, gruaja e Ikardit nuk është shprehur ende për këtë çështje.