Vendosni fjalën kyçe....

Misioni ruso-europian në Mars shtyhet për në vitin 2022


Europa dhe Rusia kanë vendosur që ta shtyjnë misionin e tyre për në Mars që ishte planifikuar në muajt korrik-gusht. BBC shkruan se inxhinierët nuk e kanë ende gati roverin e quajtur ExoMars “Rosalind Franklin”,  dhe nuk janë në gjendje ta përfundojnë në kohë.

Për shkak se një udhëtim nga Toka në Mars tentohet vetëm kur planetët janë të rreshtuar në mënyrë të favorshme, mundësia tjetër nuk do të vijë para vitit 2022.

Agjensitë hapësinore ruse dhe europiane njoftuan për vonesën në faqet e tyre të internetit të enjten.

Siç shkruan BBC, i gjithë hardueri është i ndërtuar, por mbetet një listë kontrollesh ende të pazgjidhura që duhet të përfundohen përpara se misioni të shpallet gati për fluturim.

Situata është ndërlikuar më tej ditët e fundit nga kriza ndërkombëtare e koronavirusit, e cila ka filluar të pengojë përpjekjet inxhinierike.

Misioni ruso-europian planifikon të vendosë një makinë rover, të emërtuar “Rosalind Franklin”, mbi sipërfaqen e planetit të kuq për të ndihmuar në gjetjen e shenjave për jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *