Vendosni fjalën kyçe....

35-vjeçari plagoset me thikë në Korçë, policia sqaron ngjarjen


Një 35-vjeçar është plagosur me thikë në Korçë pas një konflikti me një person tjetër.

Shtetasi me iniciale E.P është paraqitur në spital i dëmtuar me mjet prerës dhe sipas policisë dyshohet se është plagosur në lagjen nr.9 të qytetit.

Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.

Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *