Vendosni fjalën kyçe....

“Albtelecom” i bashkohet “Vodafone”-it, përcjell zërin e Ramës në telefonat e shqiptarëve


“Albtelecom” i është bashkuar kompanisë konkurente “Vodafone”, në përcjelljen e mesazhit zanor nga kryeministri Edi Rama i cili u jep këshilla qytetarëve të mbrohen nga koronavirusi, sa herë duan të telefonojnë dikë.

Çdo abonent i këtyre dy kompanive të telefonisë celulare, që thërret çfarëdo numri tjetër në çdo operator, është i detyruar të dëgjojë nga fillimi deri në fund mesazhin në audio të Ramës pasa se të anën tjetër të telefonit të dalë personi me të cilin kërkojnë të bisedojnë.

Ndërkohë përdorues të kompanisë celulare Telecom shprehen se i njëjti mesazh në telefon u ka mbërritur si abonentëve të operatorëve të tjerë, por nuk u del mesazhi zanor pas çdo thirrjeve telefonike që bëjnë.

Mesazhi audio i Ramës ka patur ndër të tjera një sulm ndaj mediave. “Ruajuni mediave” është një nga këshillat që jep Edi Rama në mesazh si masë të luftës kundër koronavirusit.

PD ka reaguar mbi këtë mesazh, duke e konsideruar si ndërhyrje në komunikim normal të qytetarëve me telefon dhe shkelje të ligjit dhe kushteve të kontratës me klientët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *