Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku i Sanatoriumit: Nëse s’respektojmë masat, do kemi pasoja më të rënda se Italia


Mjeku Arjan Mezini, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen për të respektuar masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Mezini i cili është mjek plumolog në Spitalin Shefqet Ndroqit, paralajmëroi se nëse shqiptarët vijojnë të mos i respektojnë këshillat do të përballemi me një situatë më të vështirë sesa ajo me të cilën po përballet aktualisht Italia.

 “Patjetër është shumë i rrezikshëm e nuk duhet të jemi mendjelehtë e të bëjmë të njëjtin gabim që bëri Italia.  Nuk duhet të jemi kaq mendjelehtë se mendjelehtësia merr jetë njerëzish. Unë do them skenarin më të frikshëm, shpresoj të mos ndodhë. Skenari i Italisë se rastisi në një vend të pazhvilluar, por po kolapson. Dhe kolapsimi nuk po vjen nga se nuk po iu ofrohet shërbimi mjekësor, por nga sjellja e papërgjegjshme, vazhduan jetën e tyre të zakonshme sikur nuk kishte epidemi.” – tha Mezini.

Ai shtoi se në rast se rregullat e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore nuk zbatohen, rrezikojmë të përballemi me një shkallë vdekshmërie deri në 30%.

“Skenari ynë, patjetër nëse do të vazhdojmë me këtë sillemi, jemi në një moment që ta kemi totalisht në dorë ta kontrollojmë, dhe kjo varte nga ne. Unë po jap shembullin persona, prindërit e mi i kam njëri 80 vjeç e tjetri 89, i kam izoluar në shtëpi. Deri më tani kemi 15 raste, por po vazhduam të sillemi kështu, ky numër do ndryshoi në mënyrë progresive kur në nuk do e kontrollojmë dot. Po u them qytetarëve, ne nuk kemi sistemin shëndetësor italian, tek ne do të ketë një kolaps edhe më të tmershëm. Dhe unë nuk dua që si mjek të arrijmë një vdekshmëri 30%.”– tha mjeku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *