Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm dy shtete në Europë nuk janë prekur ende nga koronavirusi (HARTA)


Pasi Turqia raportoi rastin e parë me koronavirus, në Europë kanë mbetur vetëm dy vende të paprekura nga virusi i ri.

Siç shihet në hartën e publikuar nga Association Press, vetëm Kosova dhe Mali i Zi kanë mbetur të paprekura. E bardhë paraqitet edhe Kalinigradi, territor i Rusisë mes Polonisë dhe Lituanisë.

Situata më e rëndë në kontinentin tonë paraqitet në Itali, ku vetë brenda ditës së djeshme u raportuan 168 viktima. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë humbur jetën në shtetin fqinj ka shkuar në 631. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve e ka tejkaluar 10 000.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *