Ekonomistët amerikanë besojnë se numri i të papunëve në SHBA lidhur me Covid-19 mund të kapë shifrën e 22 milionë personave.
Teksa Departamenti i Punës, që zbuloi numrin e kërkesave javore për papunësin, ekonomistët besojnë se 5.4 milionë amerikanë të tjerë do të paraqesin kërkesën për përfitime papunësie. Deri më 4 prill, u ngritën më shumë se 6 milionë kërkesa.
Rritja e vazhdueshme e regjistrimeve për sigurimin e papunësisë është përkeqësuar nga zgjerimi i atyre që u lejuan të paraqesin kërkesa.
Akti CARES ka zgjeruar grupin për të përfshirë kontraktorët e vetëpunësuar dhe të pavarur. Shumica e humbjeve të vendeve të punës kanë ardhur nga restorantet, baret e lokalet e natës.