Vendosni fjalën kyçe....

Rritet i bilanci nga koronavirusi në Itali, 631 viktima dhe 8514 të prekur


Ka shkuar në 631 numri i viktimave në Itali për shkak të koronavirusit, janë 168 më shumë nga dita e djeshme (bëhet fjalë për persona me patologji të mëparshme).

Sipas komisarit të emergjencës Angelo Borreli, janë 8514 persona të sëmurë me koronavirus në Itali, 529 më shumë nga e hëna, ndërsa numri total i të infektuarve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit është 10149. Të dhënat u publikuan në konferencën për shtyp të Mbrojtjes Civile.

Borreli tha gjithashtu se janë 1004 personat e shëruar pas marrjes së koronavirusit, 280 më shumë se dje. Ai informoi se janë 877 të sëmurë në terapi intensive, 144 më shumë se dje.