Vendosni fjalën kyçe....

Maskat e skaduara, Drejtori i Urgjencës: Nuk të dëmtojnë por ulin cilësinë e funksionit që kanë


Denoncimi i Partisë Demokratike për 1.2 milionë maska të skaduara për spitalet dhe qendrat shëndetësore është kthyer në një debat dhe replika të shumta.

Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo në Abc News, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar se maskat e skaduara nuk të dëmtojnë por ulin cilësinë e funksionit që ka.

Pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Janë shpërndarë maska të skaduara, ju keni frikë se mund të vini një ditë një maskë të skaduar dhe pastaj…

Skënder Brataj: Tani, unë nuk përgjigjem dotë për çdo gjë që ndodh në Shqipëri. Përgjigjem për urgjencën.

Endri Xhafo:  Maskat tuaja janë të skaduara?

Skënder Brataj: Jo nuk janë të skaduara.

Endri Xhafo: I keni parë nga mbrapa maskat që keni?

Skënder Brataj: Janë disa mënyra veprimi, një institucion ka autonominë e vet dhe në rast urgjence mbështetet në të tjera. Unë për fat të mirë duke qenë i kësaj fushe që para dy vitesh i kisha blerë dy kostume anti-infektive, si institucione, bashkë me maskat dhe pjesën tjetër.  Unë kam detyrimin moral që tu përgjigjem.

Endri Xhafo: Nga pikëpamja mjekësore ai që përdor një maskë të skaduar. Duhet të pyes dikë, unë kryeministrin nuk mund ta pyes është si puna ime, pavarësisht se mund të ketë shumë informacion. Por unë duhet të pyes një specialist, një maskë e skaduar ka apo nuk ka problem?

Skënder Brataj: Problemi i një gjëje të skaduar është e njëjta gjë, shumë herë ne vemi te dollapi dhe hapim dhe gjejmë një palë pantallona të 10 viteve më parë, i veshim, nuk na pëlqejnë…Por fakti i maskës nuk është se është apo jo e skaduar. Fakti i maskës është se nuk të dëmton, nuk ka maskë që të dëmton. Shumë, shumë, nuk mund të kryejë funksionin, por mos ta kthejmë tani në një bumerang.

Endri Xhafo: Por duke mos kryer funksionin mund të dëmtohesh.

Skënder Brataj: Ose më saktë, jo nuk do të kryejë funksionin, por do të ulë cilësinë e funksionit që ka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *