Vendosni fjalën kyçe....

Mikrobusi bie në lumë, humbin jetën 21 persona në Pakistan


Të paktën 21 njerëz u vranë pasi një mikrobus pasagjerësh ra në në lumin Indus në veri të Pakistanit të hënën në mëngjes, tha një zyrtar.

Mikrobusi që transportonte 25 pasagjerë ra në lumë në rrethin Skardu, një destinacion i famshëm turistik, i cili kufizohet me Kinën.

Faizullah Faraq, një zëdhënës i qeverisë së rajonit Gilgit-Baltistan në të cilin ndodhet Skardu, konfirmoi numrin e vdekjeve për Agjencinë Anadolu duke shtuar se katër persona u plagosën në aksident.

Një operacion shpëtimi i mbështetur nga helikopterët e ushtrisë ishte duke u zhvilluar për të nxjerrë trupat, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *