Një hotel është shembur në qytetin juglindor kinez të Quanzhout, duke ‘varrosur’ dhjetëra njerëz nën rrënoja. Ndërtesa thuhet se është përdorur si një vend karantine për njerëzit e infektuar nga koronavirusi.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se ndërtesa është rrënuar ndërsa shërbimet e urgjencës kërkojnë nën rrënoja. Deri më tani, të paktën 34 njerëz raportohet se janë shpëtuar.
Ndërtesa e hotelit u rrëzua papritmas të shtunën në mbrëmje. Sipas mediave lokale, të paktën 70 persona janë bllokuar nën mbetjet e hotelit. Nuk ka ende të dhëna nëse nën rrënoja ka viktima.