Vendosni fjalën kyçe....

Meta kujton fjalimin e boksierit: Kampionët të vendosur për Pranverën Kuqezi


Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot manifestimin e dy marsit, të thirurr nga vetë ai, ku nuk munguan as personazhe të njohur të artit e sportit.

Mes shumë fjalimeve, Meta sjell në vëmendje fjalimin e kampionit të boksit, Christian Demaj.

“I lindur dhe i rritur në Gjermani, por me shqiponjën kuqezi në shpirt dhe zemër, Kampioni Christian Demaj, i ftoi të gjithë shqiponjat të kthehen në folenë e tyre, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Shqipërisë, në betejën vendimtare për të ardhmen e sigurt e të ndritur të Atdheut tonë.
Falenderoj të gjithë Kampionët dhe sportistët që morën pjesë në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit dhe janë të vendosur në krye të vetëdijes qytetare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë, me PRANVERËN KUQEZI!”– shkruan Meta.

Gjatë fjalës së tij, Demaj tha se edhe pse nuk ka lidhur këtu, tha se zemrën e ka vetëm për Shqipërinë. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të rikthehen e të luftojnë për “folenë e tyre”.

FJALA E CHRISTIAN DEMAJT

Të dashur miq!

Shqipëri dua të të dëgjoj!
Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem sot përpara jush në këtë Manifestim madhështor Kuqezi!
Vij këtu, përpara jush, pas një fitoreje të titullit Kampion Ndërkombëtar, vetëm përpara tre ditësh. Dëshiroj që këtë fitore t’ia dedikoj kësaj dite të shenjtë, 2 marsit – Ditë e Besëlidhjes Kombëtare!

Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi!
Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullishëm që nuk duhet ta lemë të shpopullohet!
Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm dhe për të rinjtë që duhet të ndërtojnë të ardhmen këtu, në Atdheun tonë!
Shqiponjat duhet të kthehen e të jetojnë në folenë e tyre!
Sot është dita e shqiponjave që formojnë Beslidhjen Kuqezi, sot është Dita e Sovranit.
I ftoj të gjithë shqiptarët anembanë botës t’i bashkohen Besëlidhjes Kuqezi.
Beteja për Kushtetutën është beteja e të gjithëve, është beteja për të ardhmen tonë.
Të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë!
Të gjithë së bashku në mbrojtje të Kushtetutës!
Ju faleminderit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *