Vendosni fjalën kyçe....

Gati 2 orë rrugë për të shkuar në shkollë, Basha u premton fëmijëve në Dajç: Do bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin më


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me rastin e 7 marsit ka vizituar sot prindër dhe ish-nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shtjefën Maçi”, në Dajç të Shkodrës.

Basha tha se kjo shkollë ka mbyllur dyert këtë vit, për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone të cilët kanë zbritur në Shkodër ose janë larguar fare nga Shqipëria.

Fëmijët i treguan kryedemokratit se nisen çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të mbërritur në shkollë në Shkodër në orën 08:00 dhe kthehen pas orës 14.00. Basha u premtoi atyre se do të bënte çtë ishte e mundur, që njerëzit të mos ikin më nga Dajçi.

“Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve”, tha Basha.

Në mesazhin që shoqëron videon e publikuar Basha shkruan: “Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *