Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen tetë policë në Prishtinë, për çfarë dyshohen


Një aksion policor në Kosovë, ka çuar në pranga tetë punonjës policie këtë mëngjes.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për mediet nga Policia, ku thuhet se të tetë të arrestuarit janë në kryeqytet, Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se këta efektivë dyshohen për disa vepra të ndryshme penale.

Ata dyshohen se kanë keqpërdoruar detyrën zyrtare, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike, ushtrim të ndikimit si dhe kanë bërë blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë (8) persona, zyrtarë policor të cilët dyshohen për veprat penale: ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike’ sipas nenit 267.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.   Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorinë e Shtetit dhe IPK-n”– thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *