Vendosni fjalën kyçe....

Shembjet në Unazë, Balliu: Këta banorë s’e kanë luftën me policinë


Në zonën e Astirit kanë rinisur prishjet e godinave për punimet në lotin dytë të Unazës së Madhe.

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka qenë sot në mbështetje të banorëve, ku është shprehur se problemi i tyre nuk është me policinë, por me qeverinë, ndaj edhe sot nuk ka pasur rezistencë të tyre ndaj uniformave blu.

 “Banorët kanë pasur dy alternativa, njëra të bënin luftë e të vriteshin me këta oficerë policie, por nuk e ka as me policin e gazetarin, armiku i tyre është pushteti mriminal i Ramës dhe Veliajt, të përplasen qytetarët me policë që të gjakosen që të fusin para në xhep Rama, absolutisht s’është e pranueshme dhe i përshëndes për këtë akt evropian se ata janë në të drejtën e tyre të ndërmerrnin çdo akt se po i vidhet prona, por ata zgjodhën të dokumentojnë se si sot qeveria me dhunën policore po vjen e po shkatërron provat. Ky projekt është sot në SPAK, në Prokurori, çfarë do hetojnë nëse shkatërrohen provat? Duhet të ndaloheshin punimet deri në përmbylljen e hetimeve.

Kësaj qeverie po i vjen fundi, banorët e Unazës të ruajnë qetësinë, PD do u përgjigjet, do marrin lekët cent më cent, nuk po u bëjmë asnjë nder, koha e këtyre pushtuesve ka mbaruar sdo harrohet asnjë arrestim i paligjshëm, as një fëmijë që është marrë zvarrë nga kjo polici e droguar e inkriminuar që deri dje mbillnin kanabis.”- tha Balliu.

Banorët po ashtu janë shprehur se luftën e tyre nuk e kanë me efektivët e policisë, por me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk e kam me policinë, Edi Rama ti nuk do jesh kryeministër gjithmonë, kena me të ndjek hije mbrapa, e kemi personale, mua nuk më vjen asnjë dokument. A i keni mend në kokë o qytetarë? Të gjithë e keni në kokë. Ne nuk do shkulemi nga Unaza, nuk me del shpirti po nuk e pashë Ramën para drejtesisë, ose Kanunit, do e ndjekim këmba-kembës atë dhe Veliajn.”- tha një banor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *