Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë banesa në Mat, plagosen prindërit me dy fëmijët


Përfshihet nga flakët një banesë në Mat, duke plagosur katër anëtarët e një familjeje.

Siç shkruan Ora News, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit në fshatin Shoshaj në banesën e shtetasit me inicialet P.D.

Si pasojë e zjarrit, kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët e tyre.

Ata janë transportuasr për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri në banesë është shuar me ndihmën e shërbimit zjarrfikës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Dyshohet se çifti nga pakujdesia ka lënë ndezur një pajisje elektronike gjatë natës, megjithatë hetimet vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *