Vendosni fjalën kyçe....

10 të prekur nga koronavirusi, Greqia mbyll shkollat e muzetë


Ka shkuar në 10 numri i personave të prekur me koronavirus në Greqi. Gazeta greke Protothema shkruan sot se rasti i 10-të i konfirmuar është një grua, burri i së cilës ishte konfirmuar me virusin Covid-19 dhe ndodhet në spital, në gjendje më kritike. 

Burri i saj kishte qenë pjesë e një ekipi udhëtimi në Izrael dhe Egjipt. Ndërkohë vajza e çiftit për fat të mirë ka rezultuar negative.

Në një përpjekje për t’iu përgjigjur situatës, Ministria e Shëndetësisë në Greqi mblodhi një takim urgjent të mërkurën në mbrëmje dhe njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave në ato tre zona që janë prekur më shumë për sot dhe nesër.

Në këto dy ditë nuk do të jenë hapur as Teatrot, kinematë, muzetë, vendet sportive, vendet arkeologjike, vendet artistike. Pas afatit 48-orësh, të dhënat dhe masat do të rivlerësohen dhe priten udhëzime të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *