Vendosni fjalën kyçe....

‘Twitter’ u kërkon punonjësve të punojnë nga shtëpia për shkak të koronavirusit


Twitter u ka kërkuar punonjësve që të punojnë nga shtëpia për shkak të situatës së krijur nga koronavirusi.

Në një postim, gjigandi i mediave sociale tha se ishte e detyrueshme për personelin në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut që të punonin në distancë.

BBC shkruan se kompania tha gjithashtu se i inkurajon 5000 punonjësit e saj në të gjithë botën, që të mos punojnë nga zyra por në shtëpi.

Ky vendim vjen një ditë pasi firma ndaloi të gjitha udhëtimet jo-thelbësore të biznesit dhe eventet për punonjësit.

Kompania ka njoftuar se nuk do marrë pjesë as në Konferencën e Mediave Jugperëndimore të këtij muaji të organizuar në Teksas.

Në njoftim theksohet gjithashtu se Twitter-i ka disa kohë që po krijon mënyra për të punuar nga shtëpia.

Kompanitë e tjera kryesore të teknologjisë, përfshirë Facebook dhe Google, kanë shtyrë ose anuluar konferencat në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *