Vendosni fjalën kyçe....

Franca njofton dëbimin masiv të diplomatëve rusë


Franca do dëbojë ‘shumë’ diplomatë rusë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë të hënën. Moska, sipas mediave ruse, ka premtuar se do t’i kundërpërgjigjet vendimit të Parisit për dëbimin e personelit të saj.

Sipas Ministrisë së Jashtme franceze, ‘ky veprim është pjesë e një qasjeje evropiane’ pasi veprimet e diplomatëve të shënjestruar nga këto masa janë në kundërshtim me interesat e sigurisë së Francës. Sipas kanalit televiziv BFM, ‘rreth 30 diplomatë rusë’ do preken nga vendimi.

Në një koment për RIA Novosti, Ministria e Punëve të Jashtme ruse tha se do t’i përgjigjet veprimeve të Parisit.

Shumë vende të BE-së nisën një përpjekje të re për të dëbuar diplomatët rusë të hënën, mes pasojave të vrasjes masive të supozuar në Bucha, një qytet i vogël në veriperëndim të Kievit. Ukraina nxitoi të fajësonte për vdekjet trupat ruse, të cilat kishin pushtuar Bucha-n deri vonë, por Moska ka mohuar me vendosmëri çdo përfshirje, duke sugjeruar se e gjithë çështja kishte qenë një ‘provokim’ i inskenuar.

Lituania urdhëroi ambasadorin rus të largohej tërësisht nga vendi, duke përmendur ‘veprimet e pamëshirshme agresive të Moskës në Ukrainë’. Shteti baltik tha se kishte njoftuar partnerët e tij të BE-së dhe NATO-s për masën, duke u kërkuar atyre që të ndiqnin shembullin.

Menjëherë pas njoftimit, Letonia tha se gjithashtu do të ulë nivelin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Moskën, duke përmendur pretendimet për ‘krime të kryera nga forcat e armatosura ruse në Ukrainë’.

Gjermania ndoqi shembullin, me Ministren e Jashtme të vendit Annalena Baerbock që njoftoi dëbimin e një ‘numri të konsiderueshëm’ diplomatësh rusë.

“Stafi diplomatik i prekur nga vendii ka punuar çdo ditë kundër lirisë sonë, kundër kohezionit të shoqërisë sonë.” – tha ajo.