Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për dhunë, Kujtim Gjuzi: Gruaja ndikohet nga e motra


Ditën e djeshme u mësua se gjykata kishte lëshuar një urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e deputetit Kujtim Gjuzi dhe djalin e saj, pasi ajo e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë.

Pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme, deputeti ka reaguar duke thënë se nuk ishte e vërtetë që ai ka dhunuar djalin apo gruan e tij.

Ai thotë se për denoncimin, gruaja është ndikuar nga e motra.

“Kujtim Gjuzi deklaroi me përgjegjësi: S’kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshorten që ndikohet nga motra e kallëzuar në Polici nga unë”, shkruan deputeti.

Në muajt e fundit të 2019-ës, Gjuzi është përballur në gjyq me gruan e tij me të cilën është në proces divorci.

Gjuzi shtë urdhëruar nga gjykata që t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *