Vendosni fjalën kyçe....

Bushati: Amerikanët shqetësohen kur manifestohet me flamurin e tyre, por jo kur Rama flet në emër të SHBA-ve


Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u distancua nga manifestimi i presidentit Ilir Meta kur pa se flamuri i SHBA-ve u valëvit nga protestuesit.

Bushati shprehet se ambasada shqetësohet kur një palë manifeston duke valëvitur flamurin amerikan, por jo kur kryeministri Edi Rama flet në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shqetësohen se njëra palë manifeston me flamurin amerikan dhe nuk shqetësohen kur kryeministri flet në emër të SHBA-së, se ata që i prishin zgjedhjet monopartiake, do i ndalohet hyrja në Amerikë… vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur”– shkruan Bushati.

Me mijëra qytetarë u mblodhën ditën e djeshme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pas thirrjes së Metës për një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës.

Kur pa flamurin amerikan që valëvitej nga protestuesit, Yuri Kim u shpreh e befasuar. Ajo tha se SHBA-të ndërsa mbështesin të drejtën e protestës paqësore, por që nuk kanë asnjë lidhje me manifestimin e thirrur nga Meta.

“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA-të mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”– shkruan Kim në Twitter.

Nëse e vini re, ambasadorja e përdor figurativisht fjalën “manifestim” duke e vënë mes thonjëzash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *