Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje për punonjës të kualifikuar: 420 euro nëse doni të punoni për rindërtimin


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në procesin e rindërtimit,  ka nisur të angazhohet një grup i studentëve të shkollave profesionale të vitit të tretë dhe të katërt. Ata kanë nisur të trajnohen për të punuar në kantierët e rindërtimit të banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se paga për ta do të jetë jo më e vogël se 420 euro. Ai tha se do i japë mundësi edhe punonjësve nga shtete të tjera që të vijnë të punojnë këtu, nëse do të jetë e nevojshme.

“Kemi filluar të angazhojmë 300 nxënës të shkollave profesionale të viteve 3-4 lidhur me fushën e ndërtimit për trajnimin për t’u përfshirë në punën për rindërtimin dhe të fitojnë një eksperiencë të drejtpërdrejtë. Do të ketë një thirrje të hapur për atë që kanë njohuri në ndërtim dhe duan punë. Një nga sfidat më të mëdha është nevoja e madhe për punë, për punonjës. Ky proces do të hapë shumë vende pune dhe këto vende i kërkojnë me një kualifikim të caktuar në proceset e ndërtimit.

Ne jemi të përgatitur të kryejmë trajnime për ata që kanë nevojë për një trajnim plus, por jemi të sfiduar nga fakti se ka shumë vende pune, të cilat mbeten bosh, pasi ata që ankohen se nuk kanë punë duan punë shteti, kryesisht. Ndërkohë që kemi nevojë për krah të kualifikuar. Qeveria do të imponpojë që kompanitë e ndërtimit të vendosin një pagë të barabartë me pagën mesatare që paguhet në Shqipëri 420 euro.

Asnjë nuk do të pranojmë që kompanitë të paguajnë pagën e sotme minimale apo dicka më shumë. Paga do të jetë e imponuar nga qeveria dhe do të jetë rreth pagës mesatare që është sot në Shqipëri, me të gjitha sigurimet. Por do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj, do i japim mundësi kompanive të rekrutojnë të huaj për të punuar në Shqipëri nëse do të jetë e nevojshme. Puna në shtet i është lënë perspektivës së studentëve ekselentë, apo atyre që vijnë nga eksperienca të suksesshme të tjera. Kështu që shtigjet për të punuar në shtet do të shkojnë duke u ngushtuar”-  tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *