Vendosni fjalën kyçe....

Fugoni përplas për vdekje një grua në aksin Rrogozhinë-Lushnjë


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mengjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Dushk. Mësohet se një mjet transporti mallrash tip furgon, ka goditur një grua rreth të 60-ve ende e paidentifikuar, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni. Shkak është bërë edhe errësira.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Dushk, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë”-njofton policia.