Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA


Regjistrohet viktima e parë nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një zyrtar i Shëndetësisë konfirmoi të shtunën se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në shtetin e Washingtonit.

CNN shkruan se pacienti ishte një burrë rreth të 50-ve. Por në fillim presidenti Donald Trump dhe disa zyrtarë amerikanë të tjerë amerikanë patën deklaruar se bëhet fjalë për një grua.

“Unë dua të siguroj atë familje se ata janë në zemrën e secilit amerikan”- tha zv. presidenti Mike Pence.

Sipas CNN-it, nuk ka prova që pacienti të ketë patur kontakte të ngushta me një person të infektuar ose një histori udhëtimi jashtë vendit, që do ta ekspozonte pacientin ndaj virusit.

Dr. Robert Redfield, i cili është drejtor i Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sugjeroi që pacienti u infektua pasi virusi u përhap në komunitet.

Më herët u tha se 4 pacientë amerikanë që ishin infektuar nuk kishin histori udhëtimi që do t’i lidhte ata me virusin vdekjeprurës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *